FOTO/ Reshje shiu dhe dëborë, këtë javë mbërrin dimri

FOTO/ Reshje shiu dhe dëborë, këtë javë mbërrin dimri

12:44, 10/10/2021
A+ Aa A-

Java e ardhshme do të jetë befasuese në aspektin meteorologjik. Në Mesdhe shihet tendenca e ardhjes së rrymave më të ftohta nga veriu i Europës.

Moti në vend përgjithësisht parashikohet me reshje shiu të cilat do të jenë të herëpashershme, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Reshjet në intervale të caktuara kohore gjatë së hënës e të enjtes do të marrin karakter rrebeshesh.

Po kështu, gjatë së enjtes parashikohen reshje dëbore në veri e verilindje të vendit që përkojnë më dëborën e parë të këtij sezoni. Ndikuar nga temperaturat në rënie dëbora do të prekë përveç majave të maleve dhe lartësi deri në 900m në këto zona.

Tipar tjetër i rëndësishëm gjatë javës do të jetë dhe era e vrullshme me drejtim juglindje –verilindje. Në brigjet detare, ajo do të jetë e fortë kryesisht ditën e enjte duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit deri 5 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rënien kryesisht në mëngjes e në mbrëmje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco