VIDEO nga SYRI TV/ Thertorja, thyhet ‘armëpushimi’, banorët: Rakip Suli na tha shko e vrituni

VIDEO nga SYRI TV/ Thertorja, thyhet ‘armëpushimi’, banorët: Rakip Suli na tha shko e vrituni

15:40, 01/10/2021
A+ Aa A-

Punonjësit e firmës që po ndërton thertoren në Laknas kanë thyer paktin e paqes dhe në orën 03:00 të mëngjesit kanë mësyrë me makineri në zonën e pyllëzuar, teksa janë shënuar përplasje të ashpra me banorët. Këta të fundit ankohen se kryebashkiaku Suli u ka thënë: shkoni vrituni. Ndërkohë situata është acaruar në mesditë, teksa ambientalisti Sazan Guri dhe një përfaqësi e banorëve pretendojnë se janë kërcënuar me armë zjarrit.

Nga SYRI TV

Nuk ka zgjatur shumë orë armëpushimi mes banorëve të Laknasit që kundërshtojnë ndërtimin e thertores dhe përfaqësuesve të subjektit që do ndërtojë thertoren.

Pasi ranë dakord për një takim që do zhvillohej mes palëve me kryebashkiakun Rakip Suli këtë të premte, përfaqësuesit e firmës kanë thyer paktin dhe në orën 03:00 të mëngjesit kanë çuar fadromat për prerjen e pyllit.

Kjo ka sjellë irritimin e banorëve, teksa gjatë natës janë shënuar përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të firmës.

Kryebashkiaku Rakip Suli u paraqit mëngjesin e sotëm, ndërsa banorët pretendojnë  se Suli u tha atyre të shkojnë të vriten.

Banorët u shprehen se nuk do heqin dorë nga e drejta e tyre për të mbrojtur pronën, teksa quajnë papërgjegjshmëri sjelljen e kryebashkiakut Suli dhe instancave shtetërore.

Situata në mesdite eskaloi pasi aktivisti Sazan Guri dhe një përfaqësi e banorëve të Laknasit pretendojnë se janë kërcënuar me armë zjarri nga nipërit e Bledar Dacit, biznesmeni që ka marrë lejen për thertoren.

Me datën 20 tetor Gjykata pritet të japë vendimin final lidhur me çështjen e ndërtimit të thertores në pyllin e Laknasit, projekt që kundërshtohet ashpër nga banorët. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco