Ndryshohen tarifat nga 1 tetori, ambasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

Ndryshohen tarifat nga 1 tetori, ambasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

12:00, 01/10/2021
A+ Aa A-

Ambasada gjermane në Tiranë njofton se prej datës prej datës 1 tetor 2021 për Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme dhe përfaqësitë e saj jashtë vendit hyn në fuqi një ligj tjetër tarifor.

Për pasojë ka ndryshime në tarifat për çertifikimet, vërtetimet dhe shërbime të tjera të përfaqësive jashtë vendit.

“Prej datës 1 tetor 2021 hyjnë në fuqi ndër të tjera këto tarifa të reja. Vërtetim i thjeshtë nënshkrimi = tarifë fikse për çdo etiketë konfirmimi (pavarësisht vlerës së veprimit juridik): 56,43 Euro (në Lek), në rastin e njoftimit të mbiemrit; 79,57 Euro (në Lek), Konfirmim fotokopjeje: tarifë fikse për çdo etiketë konfirmimi (pavarësisht numrit të faqeve): 24,61 Euro (në Lek)”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane për shtetasit shqiptarë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco