Moti sot dhe nesër, 28 - 29 shtator 2021

Moti sot dhe nesër, 28 - 29 shtator 2021

07:00, 28/09/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të ndikojnë edhe vendin tonë ku priten reshje shiu.

E martë, 28 shtator 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare shtresore në zonën perëndimore, ndërsa në zonën Veri-Lindore dhe Jug-lindore do të ketë reshje shiu në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.   

Temperaturat:

Zona malore      14/25°C
Zona e ulët         16/30°C
Zona bregdetare  17/28°C

Kosova, e martë,  28 shtator 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi.  Era do të jetë me drejtim Jug- Lindje 7 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 14°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 25°C .

E mërkurë, 29 shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të pakta në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime te konsiderueshme.   

Temperaturat:

Zona malore      15/26°C
Zona e ulët         16/29°C
Zona bregdetare  18/28 °C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco