VIDEO NGA SYRI TV/ Viti i ri shkollor me probleme të vjetra, shkolla në fshatin Karkovë me kushte të vështira

VIDEO NGA SYRI TV/ Viti i ri shkollor me probleme të vjetra, shkolla në fshatin Karkovë me kushte të vështira

16:20, 27/09/2021
A+ Aa A-

Jo të gjithë nxënësit kanë patur fatin që sot të ulen në bankat e shkollës. Në qytete të ndryshme të vendit ka shkolla që nuk i kanë çelur dyert për nxënësit për shkak të kushteve të vështira ku zhvillohej mësimi. Nxënësit e fshatit Grizë në Fier kanë protestuar për mbylljen e shkollës, ndërkohë që nxënësit e fshatit Kërkovë në Vlorë duhet tyë mësojnë në një shkollë pa dyer e dritrare

SYRI TV

Kjo e hënë shënoi dhe fillimin e vitit të ri shkollor ku nxënës nga I gjithë vendi do të ulen në bankat e shkollës për të vijuar mësimin por siç duket ketë fat si bashkmoshatarët e tyre nuk e patën 35 nxënësit e fshatit Grizë në Fier.

Me thirrjet 'duam të mësojmë këtu” nxënës e prindër janë mbledhur para ndërtesës, duke refuzuar të shkojnë në Patos për të filluar mësimin.

Prindërit e indinjuar shprehen se do t'i mbajnë fëmijët në shtëpi pasi janë të frikësuar ti dërgojnë ata deri në Patos.

E njëjta situate paraqitet dhe në fshatin Kërkovë të Vlorës ku nxënësit kanë nisur këtë vit shkollor në një godinë e cila është në kushte të mjerueshme.

Kryeplaku Zaho Rrapaj i intervistuar nga SYRI TV bën me dije se kushtet janë skandaloze ndërkohë që thekson faktin se pavarësisht se ka bërë ankesa deri më tani nuk është marrë asnjë masë.

Këtë vit numri i nxënësve që janë ulur në bankat e shkollave është më i ulët ndërkohë që numri I shkollave të kyçura është më i lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco