VIDEO nga SYRI TV/ Familja Gurabardhi në mjerim, s’kanë mundësi të çojnë vajzën në kopsht

VIDEO nga SYRI TV/ Familja Gurabardhi në mjerim, s’kanë mundësi të çojnë vajzën në kopsht

15:49, 27/09/2021
A+ Aa A-

Familja Gurabardhi në Elbasan nuk ka arritur të coj vajzën e saj të vogël në kopësht si bashkëmoshatarët e saj. Kjo për shkak të kushteve të vështira ekonomike në të cilët ata ndodhen. E ëma, Anila Gurabardhi apelon për ndihmë për të siguruar shkollimin e fëmijes.

Nga SYRI TV

Ky vit i ri shkollor nuk ishte i lumtur për të gjithë fëmijët pasi shumë familje në pamundësi ekonomike për ti çuar fëmijët e tyre në shkollë i mbajnë në shtëpi.

E tillë është edhe familja Gurabardhi në Elbasan e cila jeton në kushte të vështira ekonomike.

Anila Gurabardhi mes lotësh tregon se pavarësisht se dëshira është e madhe që vajzën e saj ta çojë në kopsht si të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë gjendja ekonomike e ka detyruar ta mbajë në shtëpi.

Anila Gurabardhi i bën apel kujtdo që ka mundësi ta ndihmojë pasi në këto kushte e ka të pamundur të shkollojë vajzën e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco