Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Nga ora 09:00 deri në orën 18:00, zonat pa energji në Tiranë

Nga ora 09:00 deri në orën 18:00, zonat pa energji në Tiranë

14:11, 27/09/2021
A+ Aa A-

Ditën e nesërme Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se në kuadër të mirëmbajtjes së kabinave do të kryhen disa punime në disa fidera të NST Selitë.

Sakaq disa zona të Tiranës do të mbeten pjesërisht pa energji.

 ‘Në vijim të investimi për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 28 shtator do të kryhen punime në disa fidera të NST Selitë.

Më poshtë oraret e stakimit dhe zonat në Tiranë që do të mbeten pa energji pjesërisht:

09:00-16:00

Pjesërisht zona pranë Kopshtit Zoologjik

14:00-18:00

Pjesërisht: Zona në të djathtë të autostradës Tiranë-Durrës pranë qytetit Vorë

14:00-18:00

Pjesërisht: Zona pranë rrethrrotullimit Vorë, rruga Vorë -Rinas’, njofton OSHEE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco