Zgjedhjet/ Deputetja e parë shqiptaro-gjermane, Afërdita Suka: Më mbështetën shqiptarët

Zgjedhjet/ Deputetja e parë shqiptaro-gjermane, Afërdita Suka: Më mbështetën shqiptarët

13:14, 27/09/2021
A+ Aa A-

Afërdita Suka ka lindur në vitin 1980 në Kosovë por që fëmijë ajo së bashku me familjen e saj emigruan në Gjermani.

Në zgjedhjet e djeshme (26 shtator) në Gjermani, Afërdita kandidoi nën siglën e të Partisë së Gjelbë ku arriti të jetë dhe deputetja e parë shqiptaro-gjermane e zgjedhur në landin e Berlinit.

Suka është shprehur për Euronews Albania se ka pasur edhe mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë atje gjatë garës politike.

“Kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe kanë besuar se do të fitoj. Kandidatura ime ka ndikuar shumë si mobilim i shqiptarëve, jo vetëm të shkojnë të votojnë por edhe të interesohen për politikën”, u shpreh ajo.

 Suka tregoi se nën siglën e të Partisë së Gjelbër, ka marrë rezultate shumë të mira.

“Po patjetër do jem në parlament. Unë do të përfaqësoj në landin e Berlinit zonën ku jam zgjedhur”, tregoi ajo.

Gjithashtu Suka renditi edhe çështjet me të cilat do të fokusohet puna e saj, si rritja e çmimeve të banesave, përmirësimi i cilësisë së arsimit, përmirësimi i shërbimit në shëndetësi dhe mbrojtja e ambientit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco