VIDEO/ Stacioni i trenit në Lezhë jashtë funksionit, banorët apelojnë për mirëmbajtje

VIDEO/ Stacioni i trenit në Lezhë jashtë funksionit, banorët apelojnë për mirëmbajtje

14:38, 26/09/2021
A+ Aa A-

Udhëtimi me tren dikur ishtë "luks" për banorët e qarkut të Lezhës për shkak të çmimit të ulët të biletes, por aktualisht degradimi i këtij transporti ka bërë që pasagjerët ta braktisin atë. Qytetarët i bëjnë apel qeverisë të marrë masa pasi ky vend është kthyer në shqetësimin kryesor të tyre.

Nga SYRI TV.

Stacioni i trenit në Lezhë e ka humbur tërësisht gjallërinë e dikurshme, ndërsa sot kryen funksionin e grumbullimit të inerteve, duke u kthyer kështu në kërcenim serioz për banorët e zonës.

Qytetarët ndjejnë keqardhje sesi kjo godinë është kthyer në gërmadhë dhe vendgrumbullim mbeturinash. Ata kërkojnë që të rikthehet si dikur udhëtimi me tren, pasi ul kostot e shpenzimeve të tyrë.

Prej shumë vitësh levizja me tren e udhëtarëve është jashtë funksionit , ku stacioni ka kohë që është i zbrazur, ndërsa në sallën e pritjes gjysmë të shkatërruar  mungojnë qytetarë dhe stolat janë bosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco