Familja në Dimal që rron prej 4 vjetësh në çadër, Reshati: Si qeveria, si bashkia...paratë s'i dhanë kurrë

Familja në Dimal që rron prej 4 vjetësh në çadër, Reshati: Si qeveria, si bashkia...paratë s'i dhanë kurrë

12:22, 26/09/2021
A+ Aa A-

Premtimet e bëra nga kryeministri Rama për strehimin e të gjithë familjeve që humbën shtëpinë nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019 janë hedhur poshtë nga dëshmitë e banorëve të bashkisë Dimal që ende jetojnë në çadra.

Pa mbështetje dhe pa shpresë së do të kenë një çati mbi kokë, familja Totaj në fshatin Poshnje e intervistuar nga SYRI TV, bën apel për ndihmë që edhe ata të kenë kushtet minimale për të jetuar.

Me një shtëpi të dëmtuar e shkatërruar tërësisht nga tërmeti, familja e Reshat Totajt, e cila jeton në fshatin Poshnje të bashkisë Dimal apelon për ndihmë.

Banesa e tyre e cila u dëmtua fillimisht nga tërmeti i vitit 2017, më pas nga tërmeti i shtatorit 2019 dhe tërmeti i 26 nëntorit i dha goditjen e fundit shtëpisë duke e kthyer në gërmadhë dhe duke e bërë të pabanueshme.

Kryefamiljari shprehet se pas rrënimit të banesës, një komision verifikimi i bashkisë Dimal ka ardhur në këtë zonë, ku pasi bëri verifikimin e dëmeve doli në konkluzionin se banesa e familjes Totaj është e pabanueshme.

Komisioni bëri asokohe edhe vlerësimin e dëmit në shumën e rreth 1,4 milionë lekëve, lekë që familja nuk i ka marrë as sot e kësaj dite.

Kryefamiljari Reshat Totaj shprehet se që nga tërmeti i vitit 2017 dhe deri në ditët e sotme, familja e tij jeton prej 4-vitesh në çadër, ndërsa kur bie shi ata futen në shtëpinë gërmadhë, duke rriskuar edhe jetën.

Familja e Rreshat Totaj e cila banon në fshatin Poshnje të bashkisë Dimal  përbëhet prej 7 pjesëtarësh,ku më i vogli është 6-vjeç dhe më i madhi, nëna 69-vjeçare.

Ata apelojnë për ndihmë nga instancat shtetërore pasi prej 4 vitesh janë lënë në mëshirë të fatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco