Fundjava e fundit e shtatorit, me diell dhe temperatura në rritje

Fundjava e fundit e shtatorit, me diell dhe temperatura në rritje

07:00, 25/09/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga presoni i lartë atmosferik i pozicionuar në Adriatikun verior duke garantuar stabilitet të motit në vendin tonë gjatë fund javës.

E shtunë, 25 shtator 2021

Moti do të jetë me diell dhe mjegullinë në mëngjes përgjatë luginave. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore      8/25°C
Zona e ulët         10/29°C
Zona bregdetare  16/28 °C

Kosova, e shtunë, 25 shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në mëngjes . Era do të jetë me drejtim Jug- Lindje 7 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 5°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 28°C .

E diel, 26 shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim deri mesatare. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1. 0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në të dyja vlerat.   

Temperaturat:

Zona malore      10/28°C
Zona e ulët         14/33°C
Zona bregdetare  16/30 °C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco