Shteti i lë në harresë, aktivisti Kalaja pajis me materiale shkollore fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti

Shteti i lë në harresë, aktivisti Kalaja pajis me materiale shkollore fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti

12:16, 24/09/2021
A+ Aa A-

Aktivist i ‘Shoqërisë Civile’ Aulon Kalaja në bashkëpunim me disa vullnetarë të tjerë në vigjilje të fillimit të vitit të ri shkollor kanë organizuar një fushatë për pajisjen me pajisje shkollore për të gjithë fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti.

Sipas aktivistit këto familje jetojnë në kushte të vështira dhe nuk kanë mundësi financiar për të mbuluar shpenzimet.

Banorët janë shprehur se shteti i ka lënë në harresë dhe se kjo nuk është hera e parë që ky grup aktivistësh kanë ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti por edhe ato që janë në kushte shumë të vështira ekonomike.

Grupi i aktivistëve kanë ndihmuar me materiale shkollorë nxënësit në shkollat e Bubqit, Tarinës, Fushë-Krujës dhe Mamurrasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco