Lajmi i fundit

COVID19/ MSH: 8 humbje jete dhe 659 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

Moti të enjten dhe të premten, 23 - 24 shtator 2021 Madhesh dhe Ulez (Mat)

Moti të enjten dhe të premten, 23 - 24 shtator 2021

07:00, 23/09/2021
A+ Aa A-

Presioni i lartë atmosferik i pozicionuar në Europën qëndrore po ifluencon në vendin tonë stabilitet të motit, por kemi ndikimin e rrymave ajrore të ftohta kontintale të cilat kanë sjellë rënie të konsiderueshme të temperaturave.

E enjte, 23 shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.   

Temperaturat:

Zona malore     5/19°C
Zona e ulët         8/28°C
Zona bregdetare  15/28 °C

Kosova, e enjte, 23 shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të jetë me drejtim Lindje 10 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 7°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 18°C .

E premte, 24 shtator 2021

Moti do të jetë vijojë i qëndrueshëm me diell dhe vranësira të pakta në relievet malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1. 0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta.   

Temperaturat:

Zona malore      6/22°C
Zona e ulët         10/28°C
Zona bregdetare  16/27 °C/ RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco