Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e mërkurë

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e mërkurë

23:09, 21/09/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Ditën e merkurë vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të izoluara përgjatë relieveve malore kryesisht në mesditë e pasdite. Era do të fryjë nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek, e hera-herës pergjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 10°C deri në 23°C

zonat e ulëta 14°C deri në 28°C

zonat bregdetare 15°C deri në 27°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco