VIDEO nga SYRI TV/ Shqipëria me rritje të fortë çmime, nga buka tek ...

VIDEO nga SYRI TV/ Shqipëria me rritje të fortë çmime, nga buka tek ...

16:24, 18/09/2021
A+ Aa A-

Shqipëria po përballet me një valë të fortë rritje çmimesh që ka prekur disa prej mallrave kryesore të konsumit. Mes artikujve që kanë njohur rritje çmimesh në këtë periudhë, janë edhe buka dhe nafta. Tregu shqiptar, i cili mbështetet tek importi, është ekspozuar tërësisht ndaj rritjes së çmimeve, teksa 40% e popullsisë në vend rrezikon të zhytet në varfëri të thellë.

Nga SYRI TV

Shqipëria po përballet me një valë të fortë të rritjes se çmimeve që ka prekur disa prej mallrave kryesore të konsumit. Prandaj që të blesh sot produktet e shportës të duhet të kesh kursyer patjetër disa para mënjanë.

Sipas INSTAT Inflacioni në vendin tonë shënoi rritjen më të lartë në nivelin 2.4% që prej vitit 2017 duke sjellë kështu rritje të shpenzimeve për mallrat bazë.

Nga ana tjetër, në një kohë që pagat mujore nuk po rriten me të njëjtin ritëm kjo ka sjellë vështirësi në familjen shqiptare me 4 persona, e cila mesatarisht shpenzon 180 mijë lekë në muaj për gjërat bazike të jetesës.

Këto zhvillime të çuditshme në tregun vendas kanë bërë që Tirana të listohet në vendin me jetesën më të shtrenjtë në rajon, pavarësisht se niveli i të ardhurave mujore renditet në vendet e fundit.

Së fundmi rritje të çmimit pësoi edhe një produkt bazik për konsumatorin shqiptar siç është buka, për shkak të luhatjeve në tregjet ndërkombëtare të lëndës së parë. Sipas ekspertëve vendi ynë do të jetë gjithnjë i ekspozuar prej luhatjeve të tilla të çmimeve për aq kohë sa tregu dominohet nga produktet e importit.

Referuar INSTAT rritje të çmimit kanën pësuar edhe çmimet e hekurit, të hidrokarbureve, duke e çuar naftën në nivelet e afro 180 lekëvë për litër, bashkë me lëndët e tjera të para të importit si mielli që kanë sjellë një efekt zinxhir për të gjitha produktet e konsumit të përditshëm

Me një rritje të tillë të çmimeve, teksa 40% e shqiptarëve jetojnë në kufirin e varfërisë, nuk do të mund të përballojnë rritjen e çmimeve me këto nivele.

Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës e cila mat nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material në familjet shqiptare tregoi se në vitin 2019, mbi 37% e individëve në Shqipëri nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit. Gjithashtu treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, në vitin 2019 është 23,0%.

Sipas INSTAT, në vitin 2019 janë vlerësuar rreth 659.000 individë që jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër. Por me fillimin e pandemisë, gjendja financiare e këtij grupi është përkeqësuar më tej, për shkak të mbylljes së vendeve të punës, sidomos në shkallën e ulët të produktivitetit.

Analizat kudo në botë kanë treguar se shtresat e varfra patën kosto më të larta nga pandemia. Rritja e çmimeve do të përkeqësojë situatën financiare më tej në këtë shtresë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco