VIDEO/ Vlorë, shtrenjtohen çmimet e fruta-perimeve. Pensionistët: S’e përballojmë dot koston shtesë

VIDEO/ Vlorë, shtrenjtohen çmimet e fruta-perimeve. Pensionistët: S’e përballojmë dot koston shtesë

15:15, 18/09/2021
A+ Aa A-

Pas rritjes së çmimit të bukës, qytetarët vlonjatë po përballen edhe me rritjen e çmimit të fruta-perimeve. Konsumatorët shprehen të shqetësuar për shtrenjtimin e produkteve ushqimore duke theksuar se pensioni I tyre nuk arrin të përballojë kostot shtesë. Nga ana tjetër, tregtarët thonë se çmimin nuk e rrisin ata, por furnitorët.

Nga SYRI TV.

Qytetarët vlonjatë, kryesisht pensionistët shprehen të irrituar për rritjen e çmimin e fruta-perimeve. Ata thonë se çmimet janë shumë të shtrenjta dhe detyrohen të mos i blejnë. Qytetarët i bëjnë thirrje qeverisë që të marrë masa për të rregulluar këtë problem, pasi nuk arrijnë të përballojë koston shtese.

Nga ana tjetër, tregtarët thonë për SYRI TV se çmimin nuk e rrisin ata, por furnitorët, duke u shprehur se u vjen keq për këtë situate. Kjo situatë, madje ka shkaktuar edhe debate mes shitësve dhe konsumatoreve.

Sipas shitësve, rritje kanë pësuar vetëm produktet që nuk janë më të stinës. Ndërkohë kujtojmë që me herët, qytetarët vlonjatë janë përballur edhe me rritjen e çmimit të bukës me 10 deri ne 20 lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco