VIDEO/ Rrugë të amortizuara në Lezhë, banorët e SMT: Asnjë ndërhyrje, prej vitesh

VIDEO/ Rrugë të amortizuara në Lezhë, banorët e SMT: Asnjë ndërhyrje, prej vitesh

13:51, 18/09/2021
A+ Aa A-

Banorët e lagjes SMT në Lezhe prej vitesh kanë probleme me infrastrukturën rrugore. Situata bëhet më problematike gjatë periudhës së dimrit, kur gropat e shkaktuara nga amortizimi mbushen me ujë duke sjellë vështirësi në qarkullim. Banorët e kësaj lagjeje shprehen se bashkia u ka premutar disa herë rehabilitimin e rrugës por nuk e ka përmbushur, duke u bërë thirrjes që të marrin masa për rregullimin e këtij aksi.

Nga SYRI TV.

Banorët e lagjes SMT të qytetit të Lezhës, prej vitesh vuajnë mungesën e investimeve në infrastrukturë.  Rrugët në këtë lagje janë të amortizuara dhe kur bie reshje shi, gropat e krijuara mbushen me ujë duke shkaktuar probleme në qarkullimin e këmbësorëvë dhe makinave.

Banorët thonë se u është premtuar disa herë nga bashkia rehabilitimi i rrugës, por deri tani nuk është përmbushur duke u shprehur se ndihen të braktisur nga institucionet përgjegjëse.

Ata u bëjnë thirrje instancave përkatëse që të marrin masa dhe të investojnë në rehabilitimin e kësaj rruge pasi sipas tyre është shumë problematike dhe ua vështirëson lëvizjen. Kjo lagje është shumë pranë qendrës së qytetit të Lezhës. Problematikë te cilat theksohen edhe më shumë gjatë reshjeve të shiut,  janë edhe kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza si dhe mungesa e energjisë elektrike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco