VIDEO nga SYRI TV/ Do të shemben mbi 700 banesa, banorët: Gjurma u ndryshua disa herë

VIDEO nga SYRI TV/ Do të shemben mbi 700 banesa, banorët: Gjurma u ndryshua disa herë

16:32, 17/09/2021
A+ Aa A-

Mbi 700 banesa rrezikojnë të shemben në zonën e Laprakës si rezultat i zgjatimit të Unazës së madhe. Banorët e zonës ku kalon gjurma e projektit, akuzojnë autoritetet shtetërore se për të favorizuar persona të veshur me pushtet e që ndodhen në krah të kryeministrit Edi Rama kanë modifikuar projektin si edhe kanë bërë zhvendosjen e tij

Nga SYRI TV

Ky fjalim i kreut të kadastrës Artan Lame për të mos u dhënë informacion atyre personave që u shembet banesa ka gjetur zbatim të përpiktë nga vartësit e tij në Kadastër madje edhe nga përfaqësues të ministrisë së Infrastrukturës dhe vetë ARRSH.

Prej dy javësh, autoriteti rrugor shqiptar, ka zbritur në terren për të bërë matjet e reja për vijimin e projektit dhe ndryshimin e gjurmës së projektit i cili vijon nga ish-sheshi shqiponja në drejtim të Paskuqanit.

Të kontaktuar nga SYRI TV, përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptar deklarojnë se të gjitha informacionet e nevojshme për gjurmën e këtij projekti ndodhen në faqen e tyre zyrtare.

Referuar kësaj përgjigjeje ky është projekti që është publikuar në faqen e tyre zyrtare.

Ndërsa ky tjetri është projekti që po përdoret nga punonjësit e ARRSH për të shënjuar me kryq banesat që pritet të shemben, numri i të cilave shkon afërsisht 700

Të pyetur nga SYRI TV, banorët e zonës deklarojnë se ky është një projekt korruptiv, dhe ngrenë dyshime se gjurma është ndryshuar për të favorizuar persona të fuqishëm pranë kryeministrit Edi Rama.

Banorët e kësaj zone kërkojnë nga autoritetet shtetërore që banesat e tyre të cilat janë në proces legalizimi prej 15 vitesh të vlerësohen çmimin real reale të tregut. Të frikësuar edhe nga precedenti i ndodhur në zonën e Astirit, ky komunitet i frikësohet faktit se pas avancimit të projektit ata do gjenden mes katër rrugëve e pa asnjë mbështetje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco