VIDEO/ Lezhë, kaos te zyrat e OSHEE, qytetarët presin me orë të gjata në radhë

VIDEO/ Lezhë, kaos te zyrat e OSHEE, qytetarët presin me orë të gjata në radhë

13:37, 17/09/2021
A+ Aa A-

Shlyerja e detyrimeve ndaj OSHEE është kthyer në sfidë për qytetarët në Lezhë pasi prej disa javësh qëndrojnë në rradhë.Të intervistuar nga SYRI TV ata bëjnë me dije se kjo situatë po shkakton kaos dhe frikë tek ta pasi rastet e reja me variantin Delta janë rritur ndjeshëm në Lezhë.

Nga SYRI TV.

Prej javësh qytetarë të shumtë lezhjanë mes tyrë edhe të moshuar po përballën me kaos dhe radhe të gjata, në zyrat e OSHEE për shkak të mungeses se personelit për tu shërbyer.Të intervistuar nga  SYRI TV ata bëjnë me dije se pavarësisht se janë ankuar deri më tani kjo situatë nuk ka marrë zgjidhje.

Grumbullimi në situta të tilla, sjell friken tek qytetarët se mund të infektohen nga varianti i ri Delta, ndërsa askush nuk u jep asnjë shpjegim për këtë situatë.

Në lidhjen me këtë situatë SYRI TV ka pyetur pranë zyrave të kujdesit ndaj klientit në Lezhë dhe sipas tyre shkak për këtë janë mungesat e personelit, pasi ende nuk është bërë zëvendësimi i punonjësve të larguar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco