Udhëtimi në BE/Tomini: Qytetarët e pajisur me certifikatë para 15 shtatorit duhet ta rishkarkojnë

Udhëtimi në BE/Tomini: Qytetarët e pajisur me certifikatë para 15 shtatorit duhet ta rishkarkojnë

13:33, 17/09/2021
A+ Aa A-

Bashkimi Europian ka njohur certifikatën shqiptare te vaksinimit anti-Covid.

Megjithatë Ministria  e  Shëndetësisë e sqaron se do të jenë politikat e secilit shtet për të lejuar ose jo hyrjen e qytetarëve shqiptarë në territorin e tyre.

Zëvendës ministrja e shëndetësisë, Eugena Tomini në një intervistë për Ora neës, thotë se qytetarët shqiptarë që kanë shkarkuar certifikatën para datës 15 shtator duhet ta ri-shkarkojnë, në mënyrë që të jenë të pajisur me "bar-code" e kërkuar nga BE-ja.

Çfarë ka ndryshuar te pasaporta e gjelbër dhe çfarë duhet të bëjnë ta persona që e kanë marrë më herët këtë pasaportë?

Tomini: Të gjithë shtetasit shqiptar mund ta shkarkojnë sërish certifikatën nga e-Albania, përveç faktit të dy ndryshimeve të bar-code dhe të qendrimit të firmës brenda këtij niveli sigurie. Që nga data 15 ka ndryshuar konfiguracioni i certifikatave për të qenë i përputhshëm me parametrat europiane. Të gjithë shtetasit shqiptar mund të shkarkojnë certifikatën nga e-Albania dhe ata që e kanë shkarkuar para 15 shtatorit duhet ta ri-shkarkojnë.

Tomini thotë se janë mbi 9 vende të BE-së që e njohin vaksinën kineze.

Certifikata e njohur nga Bashkimi Europian përfshin vetëm disa vaksina, të cilat janë përdorur edhe në vendin tonë. Cilat janë këto vaksina dhe çfarë do të bëhet me ata persona që tashmë kanë kryer një vaksinë tjetër?

Tomini: Duhet të theksojmë se të gjithë shtetasit shqiptar, që kanë bërë vaksinën Sinovac, të paktën mbi 9 shtete të Bashkimit Europian, duke filluar nga Holanada, Suedia, Greqia, Rumanoa, Bullgaria, Hungaria e njohin vaksinën e Sinovac. Sigurisht për vendet që nuk njohin vaksinën Sinovac dhe ruse ekzistojnë alternativat e testit PCR, Rapid test , vërtetim se ke kaluar sëmundjen, në varësi të vendeve."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco