VIDEO nga SYRI TV/ Dëmtohet kolona e shkollës në Kukës, 470 nxënës pa mësim

VIDEO nga SYRI TV/ Dëmtohet kolona e shkollës në Kukës, 470 nxënës pa mësim

16:36, 16/09/2021
A+ Aa A-

Rreth 470 nxënës të shkollës ‘Riza Spahiu’ në Kukës kanë mbetur pa mësim, pasi godina është dëmtuar. Vendimin për pezullimin e vijimit të mësimit në këtë shkollë e ka dhënë instituti i ndërtimit, ndërkohë që drejtoria e shkollës thotë se mësimi do të vijojë online.

Nga SYRI TV

Rreth 470 nxënës bashkë me klasat përgatitore të shkollës 9 vjeçare ‘Riza Spahiu’ të qytetit të Kukësit, kanë mbetur pa mësim. Njëra nga kolonat e godinës së shkollës ka pësuar dëmtime, për shkak të cilësisë së dobët të punimeve, duke e bërë vazhdimin e mësimit në këtë shkollë të rrezikshëm për nxënësit dhe mësuesit.

Drejtoresha e shkollës Matilda Hoxha, thotë se urdhëri për pezullimin e mësimit i ka mbërritur një ditë me parë dhe janë marrë të gjitha masat për vijimin e mësimit plotësues online.

Ndërkohë, sipas Drejtorit të Urbanizmit Andrit Shehu, Bashkia e Kukësit ka njoftuar Institutin e Ndërtimit, ekspertet të cilët kanë mbërritur menjëherë në Kukës, e pas matjeve e verifikimeve në terren, kanë rekomanduar pezullimin mësimit dhe projektimin për përforcim e kësaj strukture.

Shkolla 9 vjeçare ‘Riza Spahiu’ është ndërtuar pas viteve të 90, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka pasur disa herë restaurime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco