VIDEO nga SYRI TV/ Ndryshon projekti i Unazës së Madhe, gati prishja e 700 shtëpive në Laprakë

VIDEO nga SYRI TV/ Ndryshon projekti i Unazës së Madhe, gati prishja e 700 shtëpive në Laprakë

14:33, 16/09/2021
A+ Aa A-

Ndryshimi i Projektit të Unazës së Madhe parashikon prishjen e të paktën 700 shtëpive të tjera në zonën e Laprakës, duke çuar banorët në protestë. Këtë të enjte pronarët e banesave të cilat preken nga ky ndryshim i pa paralajmëruar, u grumbulluan në shenjë revolte, ndërsa hodhën akuza për afera korruptive me projektin që ka çuar edhe në ndryshimin dhe zgjerimin e tij.

Nga SYRI TV

Ndryshimi i  projektit në zgjatimin e Unazës  së madhe pranë ish-Shqiponjës  do të përfshijë 700 banesa të cilat do ti nënshtrohen  shembjeve. Banorët kanë dalë këtë të enjte kundër këtij projekti aspak transparent sipas tyre ku nuk ju bëhet e ditur se si do të rehabilitohen dhe a do të dëmshpërblehen me vlerën e tregut.

Sipas banorëve  një pjesë e tyre janë në procesi legalizimi dhe duke marr shkas prej banorëve të unazës së re të cilët u skualifikuan nga ky procesi hedhin dyshime se edhe me këta të fundit do te ndodhë e njëjta skemë.

Lajmin për këtë projekt e morën nga disa punonjës të Arrsh të cilët kishin shkuar në banesa për të kryer matjet.

Projekti fillestar kalonte në disa biznese dhe fabrika por për mos të dëmtuar këto subjekte projekti u ndryshua dhe devijua në drejtim të zonës së banuar duke përfshirë 700 banesa. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skendua16/09/2021 15:00

E votuat te ja hani jashtqitjen,.....tja rrufisni

Skendua16/09/2021 14:38

E votuat te ja hani jashtqitjen,.....tja rrufisni

Shto koment

Denonco