Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Lëkundjet e tokës, sizmiologu Dushi: Zonat më të rrezikshme në Shqipëri

VIDEO/ Lëkundjet e tokës, sizmiologu Dushi: Zonat më të rrezikshme në Shqipëri

13:09, 16/09/2021
A+ Aa A-

Një rajon i përfshirë në zonë sizmike apo jemi bërë ne më të ndjeshëm nga ngjarja e 26 nëntori apo ka diçka tjetër që duhet të dimë dhe duhet të parashikojmë?

 Për të trajtuar këto çështje në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto' ishte i ftuar sizmiologu Edmond Dushi.

I gjithë shqetësimi është a duhet të bëhemi gati për të tilla ngjarje në vazhdimësi?

''Natyrisht tërmeti nuk ka natyrë udhëtuese apo turistike është i lidhur kryesisht me truallin me tokën, le të themi me ndërtimin tektonik dhe gjeologjik që ka një zonë e caktuar që kështu ne e kemi banorë të përhershëm dhe duhet të bashkëjetojmë me tërmetin. Kjo nuk është se ka dal sot si ide por është një rezultat i arritur rishtazi që në krijimin e Insitutit Simziologjik, rrjetit sizmologjik shqiptar. Po le të themi se dhe në studimet e bëra para këtij krijimi, para 1968 vit kur është  dhe krijimi i Insitutit Sizmiologjik ka evdienca të qarta që territori i Shqipërisë ka një karakter sizmik dhe jemi ndër vendet më sizmike të rajonit. Natyrisht para nesh është Greqia e cila për shkak të pozicionit të saj gjeografik dhe ndërtimit tektonik manifestohen këto dukuri sizmike dhe i ka më të shprehura dhe më të fuqishme, më pas vijmë ne. Territori i Shqipërisë ka zona të caktuara të cilat janë në rrezik më të lartë përsa i përket karakterit sizmik por që tërmeti nuk është se njeh kufi në këtë drejtim pasi për një territor kaq të vogël që është Shqipëria kudo që do të ndodhi efekti do të ndihet gjithë andej. Dëmtimet nuk do të jenë propocionale sepse lidhet me epiqendrën e tërmetit, kryesisht por ndjeshëmria është e tillë. Dhe kjo na bënë ne që të panikosemi dhe natyrisht pas ngjarjes që ne përjetuam në nëntor një tërmet i fortë i cili statistikisht është dhe me dëmë më të mëdha njërëzore le të themi që na ka bërë më të ndjeshëm drejt kësaj dukurie.Por që kjo dukuri është e pranishme dhe ne e regjistrojmë çdo ditë' u shpreh z.Dushi.

''Z. Dushi jam i bindur që ju nuk jeni as personi përgjegjës në kufijtë e të përshtatshmit për ta bërë këtë diskutim. Përtej konstatimit kam përshtypjen se çdo vend me dy pare mend duke ditur se vendi është një territor i tillë , qeveritë duhet të marrin masa. A keni ju një komunikim ndërinstitucional me disa instanca të tjera si me Emergjenca Civile që të jenë të gatshme për një qasje të tillë ndaj fenomeneve të tërmeteve? ishte pyetja e drejtuar nga moderatori.

"Komunikim instuticional ka qënë i përhershëm. Instutucionet funksionojnë në bazë të rregullave dhe të ligjeve, në parim dhe në terren praktikisht, por sa efiçente është pastaj veprimi i hallkave të caktuar, kjo ha diskutime sipas situatave. Por kjo lidhje ekziston dhe është funksionale. Emergjencat Civile kanë detyrimin të reagojnë ndërsa ne kemi detyrim ligjor që të informojmë dhe këtë e bëjmë në mënyrë të pandërprerë. Dhe kur ska aktivitet sizmik ne jemi të detyruar të raportojmë se nuk ka aktivitet sizmik. Ne përgjigjemi vetëm për pjesën e monitorimit si institucion dhe kemi një rrjet prej 10 stacionesh. Dhe këto stacione mundohemi gjithmonë ti mbajnë funksionale. Kjo është ALFA le të themi e sizmiologjisë dhe në mënyrë të tillë ne sigurojmë këtë informacion kaq të nevojshëm dhe për Emergjencat Civile. Kjo e fundit në momentin më të shpejtë të mundshëm mund të reagojnë në zonën e duhur dhe me forcat e duhura që të minimizojnë pasojat. Kjo nuk ka natyrë parashikuese por ka natyrë reaguese dhe minimizuese të dëmeve nga pasojat që mund të lidhen me një dukuri të tillë' u shpreh Dushi në lidhje me pyetjen e bërë nga moderatori.

Duke ditur që tereni shqiptar dhe ai rajonal është i ndjeshëm dhe prodhon lëkundje sizmike herë pas here, shpeshherë dhe me lëkundje të cilat janë dramatike. Ndërtimet e viteve të fundit por dhe ato që po fillojnë të ndërtohen pas 26 nëntorit qe mund ta quajmë pikë kulmore, a po marrin konsultime nga ju? A po zbatohen ligjet për të bërë ndërtime të cilat janë konform sitatuatës sizmike të vendit ?

Dushi: Pyetje shumë e drejtë. Siç e kemi bërë me dije dhe  më parë kur kemi dalë në media duke filluar që nga muaji janar 2020 e në vazhdim miratimi i legjislacionit në fakt pavarësisht se ideja ka qënë e dhjetorit 2019 është bërë diku rreth muajit prill të 2020. Është një fuqi një VKM e cila i detyron të gjitha subjektet që bëjnë ndërtime të pajisen me vërtetimin e riskut. Përgjegjës për këtë janë njesitë vendore por ligji i detyron njesitë vendore para se të japin një vendim të tillë ato duhet të konsultohen me institucionet përkatëse e cila në rastin  konkret është Insituti i Gjeoshkencave dhe departamenti i sizmiologjisë.  Janë dy elemente bazë. Ky është një legjislacion përmisues sepse para periudhës së 26 nëntorit ka qënë kodi i vjetër KTP 89 numër dy i cili nuk merte për bazë elemente të themi siç janë nxitimi, përshpejtimi i trojeve  të cilët janë element të rinj që lidhen me kodet evropiane dhe natyrish kjo VKM ka për qëllim të fus në funksionim ose në zbatim dhe elemente të Eurokodeve, pavarësisht se nuk është miratuar një kod kombëtar  i rinovuar. Por kjo zëvëndëson më së miri sepse dhe gjatë kësaj periudhe që ka një mangësi të tillë përsa i përket kodeve kombëtare, ka funksionuar kodi dhe për hir të së vërtetës shumë ndërtues kanë punuar me të dyja standartet për të qënë të sigurtë. Por kjo bën të mundur që ne të shikojmë se cilat janë parametrat përsa i përket rrezikut sizmik që do të merren në konsideratë nga konstruktori i një godine të caktuar. Kështu që për mendimin tim ky është një element shtesë ligjor që po zbatohet dhe ne aktualisht jemi duke dhënë mendime përsa i përket këtyre projekteve dhe studimeve që po bëhen rishtaz. Kjo bëhet nëpërmjet sistemit elektronik e cila dhe kjo është një risi tjetër që ne në kohë reale japim një mendim sa më shpejt që të jetë e mundur.

'Një shqetësim e para përtej ndërtuesve që mund të punojnë me standarte të jashtëzakonshme, kemi dhe një pjesë të madhe të shqiptarve që punojnë dhe banojnë në struktura të ndërtuara nga vetë ata dhe në mënyrë të improvizuar. A keni ju një apel për ta dhe e dyta përtej apelit të ndërtimeve qofshin ata dhe profesionale ngelen amatore jashtë strukturave kompetente dhe të kontrollueshme.Çështja është se kemi parë të gjithë një traumë kombëtare dhe shqetësime psikologjike shumë serioze si pasojë e tërmetit. Një këshillë e juaja që do të donit të ndani me qytetarët shqiptar që të mos përjetojnë një panik , një tjetër tërmet, një tjetër goditje, një tjetër lëkundje?

Natyrisht ne si strukture monitoruese ne e kemi te lidhur ose të fokusuar punën me përcaktimin sizmik, ku është objekti jonë kryesor. Ne përcaktojmë sesa është niveli i rrezikut në një zonë të caktuar. Janë struktura të tjera përgjegjëse të cilat merren me pjesën e riskut dhe me propabilitetin e strukturave në të cilat banojnë njerëzit , kështu që normalisht duhet të jemi të përgjegjshëm për këtë ndarje të kompetencave. Ndërkohë përa i përket aspektit sizmiologjik ose dukurisë vetë dukuria ka një përsëritje të caktuar, pra ngjarje të tilla si ajo qe ndodhi në nëntor të 2019 ka një periudhë të gjatë përsëritje por përsa i përket vetëm zonës në të cilën ajo ka ndodhur.

 Cili mund të jetë momenti i radhës në bazë të përllogaritjeve duke u nisur nga 26 nëntori?

Në vija të përgjithshme territori i Shqipërisë çdo vit goditet nga një tërmet me magnitudë 4.5. Çdo 2-3 vite goditet nga një tërmet me magnitudë mbi 5 dhe tërmeti me magnitudën mbi gjashtë në 90-100 vjet. Këtë mund të themi me saktësi të madhe për zonën ku ka ndodhur tërmeti i kësaj natyre. Kështu që kjo është  për rajonet e Durrësit,  për rajonet e tjera të vendit ende nuk mund të shprehemi pasi nuk ka ndodhur një tërmet i caktuar që mund të them ok mund të ndodhi pas një periudhe të tillë. Por parimisht dhe statistikisht  periudha e përsëritjes së tëmeteve  të  kësaj natyre janë të harkut kohor 80-100 vjet.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco