Akuza e fortë e mjekut Kalo: Shumë mjekë po japin antiviralë ‘falsë’ për të fituar para

Akuza e fortë e mjekut Kalo: Shumë mjekë po japin antiviralë ‘falsë’ për të fituar para

10:50, 16/09/2021
A+ Aa A-

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka lëshuar nëpërmjet një shënimi në faqen e tij në FB, akuza të forta për shumë mjekë të sistemit mjekësorë shqiptarë, të cilët po e përdorin situatën me virusin COVID-19 për përfitime financiare.

Ai i akuzon konkretisht disa kolegë, se po japin ilaçe e mjekime kundër Covid-19 vetëm për përfitime financiare.

Kalo, që ndan me ndjekësit e tij në facebook, këshilla për qytetarët dhe mendime në lidhje me situatën Covid, shkruan se janë një sërë antiviralesh si Remdesevir, Favira, Tamiflu etj, që nuk kanë dhënë ndonjë efekt tek të sëmurët me covud, sidomos nëse nuk përdoren ne kohën e duhur.

Por pavarësisht kësaj ka mjeke që e japin dhe e sugjerojnë mjekime të tilla tek pacientet dhe familjaret e tyre. Sipas profesor Kalos, fakti që këto antivirale nuk janë rekomanduar të jepen nga institucione të rëndësishme si EMA, FDA, etj do të thotë që mjekët dhe kolegët e tij, ose janë të paaftë, ose e bëjnë për të përfituar financiarisht, thotë Profesor Kalo.

“Kohë kovidiane…..16.09.2021….Për sa kohë që ASNJË antiviral si: Remdesivir, Favira, Kaledra, Truvada, Tamiflu, etj, apo antiparazitari Ivermectin nuk kanë dhënë ndonjë efekt dobiprurës në mjekimin e të sëmurëve me Covid-19, përkundrazi më shumë dëmprurës të tyre, përse ato vijojnë e përshkruhen nga kolegët ose vijojnë të kërkohen nga të sëmurët ose të afërmit e tyre….Asnjëri prej tyre nuk është antiviral specifik ndaj virusit Sars-Cov2/Covid-19….Koha kur ato jepen me qëllim uljen e ngarkesës virale në organizëm, është e vonuar dhe pothuajse pak ose aspak ndikojnë mbi të….FDA, EMA, ËHO kanë rekomanduar MOS dhënien e tyre….Bëhet fjalë për Panjohuri apo për Përfitime monetare në këto kohë të turbullta kovidiane….”Së pari mos lëndo”(“Primum non nocere”) – shprehet babai i mjekësisë Hipokrati….Together forever!!”, shkruan mjeku Kalo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco