Anticikloni afrikan, temperatura më të larta se norma e shtatorit në Shqipëri

Anticikloni afrikan, temperatura më të larta se norma e shtatorit në Shqipëri

07:00, 16/09/2021
A+ Aa A-

Anticikloni afrikan vijon të ushtrojë aktivitetin e tij në Mesdhe duke ifluencuar mot të qëndrueshëm dhe me temperatura të larta mbi normën e muajit në vendin tonë.

E enjte, 16 shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave në zonën perëndimore, do të ketë mjegull në orët e para të mëngjesit. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në  6-7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë të larta.   

Temperaturat:

Zona malore     15/31°C
Zona e ulët         14/34°C
Zona bregdetare  19/30 °C

Kosova, e enjte, 16 shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 7 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 11°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 31°C .

E premte, 17 shtator 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendurave ku priten reshje shiu të pakta në skajet veriorë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat  do të jenë të larta.   

Temperaturat:

Zona malore     14/30°C
Zona e ulët         16/33°C
Zona bregdetare  18/29 °C/ Sipas RTSH

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco