Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

VIDEO/ Familjes Sulejmani po i bie shtëpia mbi kokë, specialistët e Kadastrës së Fierit pengojnë rindërtimin

VIDEO/ Familjes Sulejmani po i bie shtëpia mbi kokë, specialistët e Kadastrës së Fierit pengojnë rindërtimin

14:11, 15/09/2021
A+ Aa A-

Katër anëtarë të familjes Sulejmani në Shtyllas të Fierit jetojnë çdo ditë me ankthin se banesa mund të shembet. Shtëpia është dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit 2019, ndërkohë që procedurat burokratike të kadastrës kanë penguar kryefamiljarin Barjam Sulejmani të rikonstruktojë shtëpinë.

Nga SYRI TV.

Në 21 shtator të vitit 2019, tërmeti i rënë atë pasdite u dëmtoi banesën, ku prej vitesh jetojnë në fshatin Shtyllas të Fierit.  

Bajram dhe Hëna Sulejmani nga Levani i Fierit, prindër të pesë fëmijëve, por që aktualisht jetojnë me vajzat, çdo ditë janë në ankth se mos banesa rrëzohet. Muret e shtëpisë janë çarë, ndërsa provizorisht kryefamiljari Barjam Sulejmani ka vendosur disa tubo hekuri për të mbajtur në këmbë muret e shtëpisë.

Godina është ndërtuar që në vitin 1955 dhe ka pasur shumë funksione si shkollë, kopësht, çerdhe deri në kapanon për strehimin e beqarëve deri në vitin 1991. Këtë godinë, Bajrami e privatizoi me vendim gjykate, duke e kthyer në strehëz për familjen e tij.

Bajrami tregon se është gati të rikonstruktojë banesën, pasi ka marrë leje në njësinë administrative, por pengesë është bërë kadastra e Fierit, që zvarrit nxjerrjen e çertifikatës së pronësisë për shtëpinë.

Kryefamiljari tregon gjithashtu se kryerja e punimeve në by passin e Fierit, ka dëmtuar gjithashtu banesën, pasi ka pasur rrëshkitje dherash, duke shtuar rrezikun që gjatë stinës së vjeshtës shirat mund të shkaktojnë dëme dhe më të mëdha në banesë. Për këto arsye, bashkëshortja e Barjamit, Hëna, tregon se tashmë kanë frikë të flenë brenda shtëpisë.

Syri Televizion pyeti pranë drejtorisë së Kadastrës në Fier, lidhur me nxjerrjen e çertifikatës së pronësisë për banesën e familjes Sulejmani. Burime zyrtare nga ky institucion pohuan se janë në dijeni të problemit, por e justifikuan vonesën me procedurat. Sipas të njëjtave burime, specialistët e kadastrës kanë kryer verifikimet në terren dhe pritet të hidhen në sistem dhe më pas të vijohet me nxjerrjen e çertifikatës së pronësisë. Derisa të përfundojnë procedurat, familja Sulejmani do të vijojë të jetojë me ankth, se banesa mund ti zërë brenda, pasi rrezikon të shembet nga çasti në çast.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco