Efektiviteti i mësimit plotësues, sa interes kanë nxënësit që ta ndjekin?

Efektiviteti i mësimit plotësues, sa interes kanë nxënësit që ta ndjekin?

19:47, 14/09/2021
A+ Aa A-

Shkollat e arsimit parauniversitar prej 1 shtatorit kane zhvilluar mesim plotesues per te rikuperuar mangësitë në njohuri që mbetën nga mësimi i zhvilluar në mënyrë online për shkak të pandemise. Per stafin pedagogjik dhe vete nxenesit, mesimi plotesues ka qene i frytshem, ndersa veshtiresite jane hasur me se shumti gjate mesimit online.

Mangësitë në njohuri që mbetën nga mësimi i zhvilluar në mënyrë online për shkak të pandemisë, arsimi parauniversitar po mundohet t’i rikuperojë nëpërmjet mësimit plotësues që ka nisur nga 1 shtatori e do të ofrohet për nxënësit deri më 24 shtator. Për Syri TV, nxënësit e arsimit fillor shprehen se kanë hasur vështirësi gjatë mësimit online, por orët e mësimit plotësues kanë qenë të frytshme për ta. Gjithccka po zbatohet në kuadër të protokollit për respektimin e masave anti-Covid.

Drejtoresha e shkollës ‘Vëllazërimi’, Merita Prenga, shprehet se zhvillimi i mësimit online gjatë periudhës së pandemisë ishte një sfidë më vete, por mësimi plotësues, edhe pse një ngarkesë e shtuar për stafin pedagogjik dhe vetë nxënësit, ka pasur efekte mjaft pozitive.

Edhe për stafin pedagogjik, mësimi plotësues shihet si mënyra më e mirë për t’u ardhur në ndihmë nxënësve në paqartësitë e hasura gjatë vitit shkollor të kaluar.

Teksa bëri një pasqyrim të situatës dhe efektshmërisë së mësimit plotësues, mësuesja dhe trajnerja Majlinda Leka Gonxhe, e konsideron mësimin plotësues si një domosdoshmëri për kapërcimin në një vit më të avancuar arsimor, duke qartësuar ato mangësi që la pas mësimi online.

Gjatë valëve të pandemisë së koronavirusit, mësimi në të gjitha nivelet në vensin tonë është zhvilluar online për disa muaj, një mënyrë kjo për të shmangur kontaktet fizike dhe grumbullimet massive mes nxënësve e studentëve. Por kjo periudhë u shoqërua me paqartësi e vështirësi në të nxënë, ndërsa shumë familje vuanin edhe mungesën e kushteve për t’u pajisur me mjete teknologjike për ndjekjen e mësimit virtualisht nga fënijët e tyre. Kjo situate bëri që Ministria e Arsimit dhe instancat përkatëse, t’u lënë mundësinë e hapur nxënësve që të frekuentojnë për disa javë mësimin plotësues me prani fizike në klasa.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco