Vaksina nuk jep mbrojtje 100%/ Epidemiologu Simaku: Më të rrezikuar, të sëmurët kronikë

Vaksina nuk jep mbrojtje 100%/ Epidemiologu Simaku: Më të rrezikuar, të sëmurët kronikë

14:58, 14/09/2021
A+ Aa A-

Edhe të vaksinuarit me të dyja dozat mbeten të riskuar nga varianti Delta. Sipas epidemiologut të ISHP, Artan SImaku, personat me sëmundje bashkëshoqëruese janë kategoria më në risk, ndaj dhe duhet të tregojnë kujdes të shtuar.

Nga SYRI TV

Personat me sëmundje bashkëshoqëruese janë kategoria më e rrezikuar nga varjanti DELTA edhe pse mund të jenë të vaksinuar me të dyja dozat. Ditët e fundit ka pasur edhe raste humbje jete apo shtrime në gjendje të rëndë në spital të personave që kanë marrë të dyja dozat, kryesisht të vaksinës kineze Coronavac.

 Edhe pse deri nga ana e kryeministrit Edi Rama apo e ekspertëve të shëndetësisë, deklarohej se bërja e vaksinës shmangte rëndimin e gjendjes shëndetësore, sot epidemilogogët shprehen se edhe vaksina nuk të jep imunitet të plotë.

Për SYRI TV, epidemiologu Artan Simaku u shpreh se vaksina nuk të mbron 100 % nga virusi ndaj dhe duhet pasur kujdes dhe respektim masash.

Prej javësh infektimet ditore janë rritur ndjeshëm Simaku shprehet se të gjitha rastet janë të variantit Delta si i vetmi virus i Covid-19 që po qarkullon në vend. Ky lloj mutacioni është i ngjashëm me gripin stinor shprehet epidemiologu.

Personat e vaksinuar kanë shfaqur simptoma në masë sipas epidemiologut këto shenja janë manifestuar me dhimbje krahu dhe pak temperaturë, por pa reaksione apo shenja të rënda fatmirësisht. Covid-19 nuk ka kursyer as infektimet në moshat pediatrie ku sipas simakut fatmirësisht nuk kanë qenë serioze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco