VIDEO/ Regjistrimet në Universitetin e Vlorës: Të rinjtë refuzojnë degët e mësuesisë

VIDEO/ Regjistrimet në Universitetin e Vlorës: Të rinjtë refuzojnë degët e mësuesisë

14:41, 14/09/2021
A+ Aa A-

Të rinjtë refuzojnë gjithnjë e më shumë të ndjekin studimet ne degët e mësuesisë. Zëvendësrektorja e Universitetit të Vlorës, Frosina Qyrdeti tregoi se shumë profile në degët e mësuesisë apo shkenca humane rrezikojnë të mbyllen, pasi nuk ka student të regjistruar.

Nga SYRI TV.

Në prag  të mbylljes së fazës së parë të regjistrimeve pranë universitetit Ismail Qemali të Vlorës, vetëm fakulteti i shëndetit publik ka përmbushur pritshmëritë. Zv/rektorja Frosina Qyrdeti  në një dalje për mediat prezanton situatën, duke treguar se në shumë degë nuk ka regjistrime studentësh, të cilat rrezikojnë mbylljen.

Situatë aspak e kënaqshme paraqitet me degët në fakultetin e mësuesisë apo dhe shkencat humane, ku sipas zëvendërektores nga viti në vit është ulur numri i studentëve që zgjedhin të studiojnë në këtë profile.

Preferencat kryesore të studentëve edhe për këtë vit akademik mbeten degët e mjekësisë, të cilat shihen nga të rinjtë si një mundësi për t`u larguar jashtë vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco