VIDEO nga SYRI TV/ Aksidentet në rrugën Korçë-Pogradec: aksi pa standarte, pa sinjalistikë

VIDEO nga SYRI TV/ Aksidentet në rrugën Korçë-Pogradec: aksi pa standarte, pa sinjalistikë

14:36, 14/09/2021
A+ Aa A-

Rruga nacionale Korçë – Pogradec është bërë shpesh subject i kronikës së zezë për shkak të aksidenteve me pasoja fatale. Mungesa e standardeve në kryqëzimet e kësaj rruge, mungesa e sinjalistikës apo dhe shitësit ambulantë përgjatë aksit, janë shkaku kryesor i aksidenteve që kanë përfunduar deri në humbje jete. Sidorela Xhomaqi bëri një vëzhgim në këtë aks rrugor.

Nga SYRI TV

Aksi rrugor Korçë-Pogradec kthehet shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të aksidenteve me pasoja fatale. Rruga nacionale që përshkon gjithë fshatrat fushor të Korçës dhe Pogradecit ka problem me standardet e saj, duke përfshirë sinjalistikën, barrierat mbrojtëse, tabelat orientuese apo dhe ndriçimin.

Një nga problemet kryesore të këtij aksi janë kryqëzimet e rrugëve dytësore, të cilat janë pothuajse jashtë çdo satandardi dhe me mungesë të plot sinjalistike apo ndriçimi. Këto kryqëzime janë bërë shpesh shkak për aksidente rrugore me pasoja të rënda, ku kryesisht kanë humbur jetën banorë të zonave rurale por dhe qytetarë të tjerë, rrezik që mbetet prezent në çdo kohë sipas qytetarëve në këto zona.

Eksperti rrugor Lumturim Çorbaxhi shprehet për Syri Televizion se ky aks është i rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, për shkak të standardeve në rrugë.

Një shqetësim i vazhdueshëm, burim i përhershëm aksidentesh, janë dhe fermerë të zonave rurale, të cilët përdorin bankinat e rrugës për të tregtuar prodhimet bujqësore. Ndonëse shpesh janë marrë aksione për largimin e këtyre tregtarëve nga rruga, situata nuk është zgjidhur, pasi fermerët janë rikthyer përsëri në rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco