VIDEO/ Fiskalizimi nxit protesta në Shkodër, biznesi paralajmëron përshkallëzimin e tyre

VIDEO/ Fiskalizimi nxit protesta në Shkodër, biznesi paralajmëron përshkallëzimin e tyre

14:33, 14/09/2021
A+ Aa A-

Përfaqësues të biznesit të vogël në Shkodër protestuan kundër procesit të fiskalizimit. Kreu i sindikës së këtij biznesi Albert Tuka kërkoi shtyrjen e fiskalizimit, ndërsa deklaroi se nëse nuk do të ketë reagim nga qeveria, do të ashpërsohen protestat.

Nga SYRI TV.

Subjekte të bizneseve në tregun e “Zdrales” në Shkodër protestuan sot kundër procesit të fiskalizimit. Pronarët e këtyre bizneseve shprehen se janë duke punuar në kushtet e mbijetesës, teksa pandemia covid i ka goditur në aktivitetin e tyre ditor.

Subjektet shprehen se procesi i fiskalizimit i nisur nga Ministria e Financave, do të rëndojë më shumë në xhepin e biznesit. Kreu i sindikatës së biznesit të vogël në Shkodër, Albert Tuka, u shpreh se fiskalizimi po i dëmton, ndërsa kërkojë shtyrje të procesit.

Tuka deklaroi gjithashtu se shumë subjekte janë duke falimentuar, ndërsa paralajmëroi përshkallëzim të protestave nëse nuk do të ketë reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco