Sot e nesër, mot i qëndrueshëm në vend, me temperatura të larta Borsh, pamje nga South Outdoor Festival, shtator 2021

Sot e nesër, mot i qëndrueshëm në vend, me temperatura të larta

07:00, 14/09/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër në Europën qëndore duke mbajtur mot të qëndrueshëm në vendin tonë me temperatura të larta.

E martë, 14 shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në Jug të vendit. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në  6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore     13/30°C
Zona e ulët         15/34°C
Zona bregdetare  17/32 °C

Kosova, e martë, 14 shtator 2021

Moti do të jetë me diell vranësira të pakta .Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 9°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 31°C .

E mërkurë, 15 shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në  7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore     13/31°C
Zona e ulët         16/33°C
Zona bregdetare  19/20 °C /RTSH/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco