Siguria e ashensorëve në vendin tonë, vetëm 1200 janë certifikuar/ Flet drejtori i Sigurisë pranë ISHMT

Siguria e ashensorëve në vendin tonë, vetëm 1200 janë certifikuar/ Flet drejtori i Sigurisë pranë ISHMT

17:26, 13/09/2021
A+ Aa A-

Mungesa e kontrolleve periodike të ashensorëve mund të shkaktojë problem nga më të ndryshmet. Rasti më i fundit ishte në një pallat në zonën e Astirit ku kavot e ashensorit u këputen dhe u plagosen disa persona. Drejtori i ISHMT thotë se vetëm 1 e 10 e pallateve i kanë të kolauduar ashensorët.

Nga SYRI TV

Drejtori i Sigurisë së Produkteve pranë Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, Julian Llupo ka bërë me dije se nga më shumë se 10 mijë ashensorë që janë në funksion në vendin tonë, vetëm 1200 prej tyre janë të regjistruar. Llupo thekson se duhet të ketë kontrolle të rregullta çdo 6 muaj, ndërsa bën apel edhe për qytetarët që të tregohen më të kujdesshëm në mirëmbajtjen dhe përdorimin e tyre.

‘Më shumë se 10 mijë ashensorë janë në funksion për qytetarët në vendin tonë, por vetëm 1200 prej tyre janë të regjistruar’. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Syri TV, Drejtori i Sigurisë së Produkteve pranë Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, Julian Llupo. Sipas tij, për ashensorët duhet te ketë kontrolle të rregullta çdo 6 muaj, në mënyrë që të shmangen situata të rrezikshme si bllokimi apo rënia e tyre.

Llupo thotë se situata më kritike paraqitet me ashensorët në pallatet e banuara, kryesisht ato që janë të vjetëruar. Por ai bëri edhe një apel ndaj qytetarëve që të tregohen më të kujdesshëm në mirëmbajtjen dhe përdorimin e ashensorëve.

Kujtojmë se ngjarja e ndodhur një ditë më parë në zonën e Astirit ku 2 gra mbetën të plagosura pasi ra një ashensor nga një pallat, nxori në pah problematikat që kanë këto pajisje në vendin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco