Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO nga SYRI TV/ Radhë të gjata të pacientëve në QSUT, pritje me orë të gjata për skanerin

VIDEO nga SYRI TV/ Radhë të gjata të pacientëve në QSUT, pritje me orë të gjata për skanerin

16:05, 13/09/2021
A+ Aa A-

Këtë të hënë nuk kanë munguar radhët e gjata në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë. Pacientët kanë pritur me orë të gjata për të bërë një skaner, madje disa prej tyre kanë ardhur edhe nga rrethet, për të bërë skanerin.

Nga SYRI TV

Radhët e gjata të pacientëve në spitale janë një rrezik për përhapjen e Covid 19. SYRI TV ka vëzhguar situatën në qendrën spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë është vërejtur një fluks i lartë pacientësh të cilët presin në radhë për të vizituar. Te skaneri qëndrojnë me orë të gjata të moshuarit të cilët presin të kryejnë shërbimin për të cilin kanë ardhur.

Edhe rastet nga rrethet shkojnë në qendrën spitalore universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. Një i moshuar ka udhëtuar nga qyteti i Fierit për të kryer skanerin dhe në pamundësi për ta kryer do të rikthehet sërish.

Pranë këtij shërbimi që prej datës 15 gusht janë transferuar edhe fëmijët e infektuar me Covid-19, pasi reparti ku ndodheshin më parë është dëmtuar nga tërmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco