VIDEO/ 'Luftë çdo ditë me gjarpërinjtë në çadra': familjet e injoruara pas tërmetit në Poliçan

VIDEO/ 'Luftë çdo ditë me gjarpërinjtë në çadra': familjet e injoruara pas tërmetit në Poliçan

08:33, 13/09/2021
A+ Aa A-

Kanë kaluar 20 muaj nga rënia e tërmetit të fuqishem të 26 nëntorit 2019, por dy familje në fshatin Mbrakull të Poliçanit jetojnë ende në çadra. Familjarët thonë se po luftojnë çdo ditë me gjarpërinjtë në çadra.

Nga SYRI TV.

Ky është viti i dytë që dy familjet nga fshati Mbrakull në bashkinë Poliçan jetojnë në çadra, pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit.Tërmeti i fuqishëm ua shkatërroi shtëpitë këtyre dy familjeve por,edhe pse i vlerësuan nga ekspertët si të pabanueshme deri më tani familjet nuk kanë përfituar asnjë ndihmë ekonomike nga shteti,përveç dy çadrave që ju sollën dhe ku banojnë ende edhe sot. Albana Kelmendi dhe Ane Leka shprehen se po luftojnë çdo ditë me gjarpërinjtë në çadër por askush nuk ka ardhur më në zonë për ti parë,me gjithë ankesat që ato kanë bërê vazhdimisht në bashkinë e Poliçanit.

"Ne jetojmë prej rreth dy vitesh në çadër,siç edhe e shihni shtëpitë tona janë të pabanuara pasi gjithça është shkatërruar.Muret janë të gjitha të shkatëruara e të çara dhe çatija është e rrëzuar. Pas tërmetit erdhën specialistët, na i vlerësuan të pabanueshme dhe na sollën çadra për t'u vendosur.

Menduam se kjo do ishte e përkohshme por që nga ajo ditë askush nuk ka ardhur më.Ne kemi marrë një shkresë nga Ministria përkatëse ku thuhet që jemi përfitues nga fondi i të prekurve nga tërmeti por deri tani nuk kemi përfituar asnjë ndihmë. Kemi shkuar në bashkinë e Poliçanit dhe na kanë thënë se nuk ka ardhur fondi për ta.

Ne kërkojmë të na ndërtojnë të paktën një dhomë e guzhinë ku të fusim kokën sepse po flemë në çadër me frikë nga gjarpërinjtë që na hyjnë brenda"-,shprehen Kelmendi e Leka,të cilat i bëjnë apel për ndihmë edhe kryeministrit Edi Rama pasi po vjen dimri dhe nuk mund ta përballojnë dot një dimër tjetër me fëmijët në çadra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali13/09/2021 11:16

Vetë e ke fajin, të ishe nga Afganistanit e me soros do rrishe e bashe pallë në hotel me 5 yje, tani e do të priste Kimetja me nderime, po I shkruante zëvendës kryeministrit mbase I mbath paliçetat e ta bën një çadër si ta kalosh edhe këtë dimrin që vjen e pastaj ndoshta Lulushi me Kimeten ta ndreq shtëpinë...

Andi13/09/2021 10:07

..Afganet kemi lek ti presim ne aeroport,kurse per shqiptaret nuk kemi asnje grosh.Afganet i strehuam ne hotele, dhume mire u be , po per familjet shqipetare te prekura nga termeti pse nuk u ndoq ky standrt.Keto jane mrekulli alla rilindase

Shto koment

Denonco