Lajmi i fundit

Investigimi i RAI-t/ Reagon parlamenti italian: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

Parashikimi i motit 13 - 14 shtator 2021

Parashikimi i motit 13 - 14 shtator 2021

07:00, 13/09/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër në Europën lindore ku pritet të kushtëzojë stabilitet të motit në vendin tonë.

E hënë, 13 shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore     14/28°C
Zona e ulët         15/32°C
Zona bregdetare  18/28 °C

Kosova, e hënë, 13 shtator 2021

Moti do të jetë me diell vranësira të pakta .Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 10°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 30°C .

E martë, 14 shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Perëndim me shpejtësi deri në  7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore     14/29°C
Zona e ulët         16/33°C
Zona bregdetare  20/30 °C/ RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco