Sipas agjencisë ndërkombëtare meteorologjike Ballkani kërcënohet nga tornado, në rrezik dhe bregdeti shqiptar

Sipas agjencisë ndërkombëtare meteorologjike Ballkani kërcënohet nga tornado, në rrezik dhe bregdeti shqiptar

14:47, 05/08/2021
A+ Aa A-

Agjencia ndërkombëtare meteorologjike Severe Weather ka parashikuar ndryshim të fortë të motit në rajon duke paralajmëruar erëra të forta,  shira të rrëmbyeshëm, breshër, përmbytje e madje edhe tornado.

Sipas agjencisë, ndryshimi i motit pritet prej të enjtes.

Vala e të nxehtit në pjesën juglindore të Europës dhe Turqisë do të pasohet me mot të frikshëm në disa vende të Ballkanit dhe frohtë në Greqi dhe zona afër saj.

Rrezik i lartë është parashikuar edhe për Kroacinë, Bosnjen, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas Severe Ëeather, një tornado e fortë nuk mund të përjashtohet duke pasur parasysh erërat mjaft të forta juglindore përgjatë bregdetit juglindor të Adriatikut, afër rajonit të Dalmacisë jugore, Kroacia, dhe më në jug përgjatë Malit të Zi dhe bregdetit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco