VIDEO/ Protesta e të verbërve në Korçë: Bashkia mos të fshihet me apelime

VIDEO/ Protesta e të verbërve në Korçë: Bashkia mos të fshihet me apelime

13:53, 05/08/2021
A+ Aa A-

Personat me aftësi të kufizuara në Korçë i janë rikthyer protestave për pagesat e prapambetura nga bashkitë e këtij qarku. Ata kanë kërkuar që bashkia të respektojë vendimin e gjykatës dhe të mos apelojë atë, duke shkaktuar shtyrje të disbursimit të parave të prapambetura.

Nga Syri Tv

Dhjetëra të verbër në Korçë kanë zhvilluar një tubim paqësor para bashkisë, duke i bërë thirrje këtij institucioni të mos apelojnë vendimin e gjykatës, që lidhet me pagesat e prapambetura në vitet 2005-2010.

Problemi i pagesave të nuk ka prekur vetëm të verbrit, por edhe tetraplegjikët.

Në të gjithë Qarkun e Korçës janë me qindra persona me aftësi të kufizuara që përballen me bashkitë e rajonit në procese gjyqësore për këto pagesa të pa marra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco