‘Astiri, Kamza....’/ Kush janë zonat më prekura këto ditë në Tiranë nga virusi

‘Astiri, Kamza....’/ Kush janë zonat më prekura këto ditë në Tiranë nga virusi

18:04, 04/08/2021
A+ Aa A-

Rritja e të infektuarve nga koronavirusi ka trefishuar kërkesat për tampon.

Epidemiologët në terren po vënë re rritje të pozitivitetit nga Covid-19, ku një pjesë e të prekurve janë asimptomatikë, pa shenja.

Të rinjtë po rezultojnë mosha më e prekur në këtë periudhë, të cilët po shkaktojnë vatra familjare.

“Ka një rritje të të prekurve me Covid-19. Grupmoshat janë relativisht të rinj. Zonat më problematike janë Astiri, Kamza, dhe Lapraka nuk mbetet pas”, tregon epidemiologia Ermelinda Murati.

Personat e painfektuar më parë dhe që nuk e kanë kryer vaksinën rezultojnë më të prekurit në këtë periudhë. Por epidemiologët tregojnë se nuk mungojnë rastet e infektimeve tek individët që kanë krijuar imunitet natyral apo nga vaksina, edhe pse format e sëmundjes tek këta të fundit janë më të lehta.

“Më tepër janë persona që nuk e kanë kaluar dhe nuk janë të vaksinuar. Por nuk përjashtohen edhe rastet e personave që kanë qenë të vaksinuar”, thotë Murati.

Ajo që vihet re këtë periudhë është se varianti “Delta”, i cili po dominon çdo formë tjetër të Covid-19, po ngatërrohet me virozat e stinës. Specialistët bëjnë thirrje të mos neglizhohen shenjat, por të bëhet kërkesë për tampon.

Rastet që rezultojnë pozitiv duhet të izolohen për të mos infektuar të tjerët, pasi Delta është shumë më ngjitës se varianti britanik.

Sipas epidemiologëve vaksinimi është i nevojshëm për të ulur rastet e rënda.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco