VIDEO/ Peshtani i Vogël i harruar nga bashkia, banori: Jetojmë si në mesjetë, fshati po braktiset

VIDEO/ Peshtani i Vogël i harruar nga bashkia, banori: Jetojmë si në mesjetë, fshati po braktiset

14:38, 04/08/2021
A+ Aa A-

Fshati Peshtan prej vitesh vuan mungesën e një ambulance të mirëfilltë dhe ujin e pijshëm. Banorët i bëjnë apel pushtetit të marrë sa më parë masa pasi fshati po braktiset.

Syri Tv

Fshati Peshtan i Vogël në Fier duket se prej vitesh është lënë jashtë vëmëndjes të pushtetit lokal dhe qëndror. Kjo që po shikoni është ambulanca e rrënuar në të cilët banorët marrin shërbimet e nevojshme. Infermierja e fshatit e cila ka mbi 8 vite që i shërben kësaj zone tregon për Syri Tv kushtet e vështira me të cilat ajo përballet.

Një tjetër problem jetik për banorët mbetet edhe mungesa e ujit të pijshëm. Ata shprehen se pavarsisht se janë taksapagues të rregullt uji vjen vetëm 10 minuta në ditë.

Kushtet e  vështira dhë mungesa e shërbimeve prej vitesh ka bërë që një pjesë e mirë e banorëve të largohen dhe fshati të shkoj drejt braktisjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco