Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

SHMU: Nga pasditja e së enjtes priten vranësira, afrohen masa ajrore më të freskëta Liqenet akullnajore të Balgjajt, Klos

SHMU: Nga pasditja e së enjtes priten vranësira, afrohen masa ajrore më të freskëta

14:18, 04/08/2021
A+ Aa A-

SHMU njoftoi mesditën e së mërkurës se duke filluar nga dita e nesërme, gradualisht mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.

Moti do të jetë kryesisht i kthjellët por gradualisht duke nisur nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura. Në zonën e veriut dhe relievet kodrinore-malore në qendër parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtër dhe stuhi shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare 3-8m/s dhe hera-herës e fortë nga orët e mesditës deri ato të pasdites me shpejtësi 7-15m/s kryesisht në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare.

Temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta në:
zonat malore 18°C deri në 35°C
zonat e ulëta 18°C deri në 40°C
zonat bregdetare 24°C deri në 39°C
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco