Bilanci ditor i Covid/ MSH: 25 raste të reja në 24 orët e fundit

Bilanci ditor i Covid/ MSH: 25 raste të reja në 24 orët e fundit

17:36, 02/08/2021
A+ Aa A-

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë te? lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,762 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 25 qytetarë, në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Berat, Vlorë, Gramsh. Aktualisht janë 433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,256 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (02 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 25

Të shëruar në 24 orë 13

Të shtruar në spitale 20

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3,762

Testime totale 906,676

Raste pozitive 133,146

Raste të shëruara 130,256

Raste Aktive 433

Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 169

Elbasan 59

Lezhë 35

Shkodër 33

Vlorë 32

Kukës 31

Fier 24

Berat 22

Korçë 12

Durrës 10

Gjirokastër 6

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco