Moti ekstrem përfshin Ballkanin, Bani: Valët afrikane të pranishme, situata drejt stabilitetit

Moti ekstrem përfshin Ballkanin, Bani: Valët afrikane të pranishme, situata drejt stabilitetit

16:31, 02/08/2021
A+ Aa A-

Meteorologia Adiola Bani, në një prononcim për moderatoren Eneida Ndoci, në Syri Tv, foli për motin e nxehtë ekstrem që ka përfshirë Ballkanin.

Bani theksoi se valët e nxehta afrikane do vijojnë të jenë të pranishme, duke shtuar se situata do të shkojë drejt stabilitetit në pjesën e dytë të gushtit.

“Moti do jetë më i kthjellët, por situata do jetë më stabël. Temperaturat vazhdojnë që të jenë të larta, por hera-herës do të kemi edhe vranësira. Situata paraqitet problematike në Ballkan, sidomos në Greqi.

Valët e nxehtësisë afrikane do jenë të pranishme. Në javën e dytë të gushtit, situata do shkojë drejt stabilitetit. Temperaturat do të njohin ulje të konsiderueshme. Ditët e fundit janë regjistruar në vend temperatura tepër të larta, me termometrin që ka shënuar edhe mbi 40 gradë celcius”, u shpreh meteorologia Adiola Bani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco