‘Kafe Shqeto’:Panoramë e frikshme nga raporti i KLSH-së: 45 ton ton djathë pice fals, AKU nuk dëgjon denocimet

‘Kafe Shqeto’:Panoramë e frikshme nga raporti i KLSH-së: 45 ton ton djathë pice fals, AKU nuk dëgjon denocimet

12:07, 26/07/2021
A+ Aa A-

Drejtoria Rajonale e AKU jo vetëm që e favorizonte një kompani importi të sillte ushqime false nga Polonia, por edhe e garantonte t’i shiste në tregun shqiptar pa u shqetësuar.

Djathë pice fals me etiketën Le Guedete dhe Friendship Butler, që vetëm gjalp nuk ishte dhe u shitën të paktën 45 mijë kg nga këto produkte.

Kompania e pangopur jo vetëm që mashtronte me etiketat, por i shiste edhe përtej afatit të skandencës.

Mekanizmi korruptiv i AKU-s me këtë kompani është zbuluar hap pas hapi nga grupi i auditimit të KLSH.

Qendra Alert disponon raportin e auditimit të kryer në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë (DRAKU) për periudhën nga data 1 janar 2018 deri 30 dhjetor 2020

Panoramë vërtet e frikshme duke pasur parasysh konsumin e lartë të picave dhe domosdoshëmrinë e gjalpit në vendit tonë dhe për të folur për këtë çështje ishte i ftuar në emsionin e mëngjesit “Kafe Shqeto’ Granit Sokolaj, drejtor i ‘Qendrës Alert’ që ka bërë dhe denoncimin.

‘Për gjatë viteve shpesh kemi hasur problemin me AKU-në(Autoriteti Kombëtar Ushqimor) ne si media dhe qytetarët dhe kemi parë një sjellje në disa raste dhe të pa besueshme nga ana e AKUsë dhe mos kokëçarje për sigurinë e ushqimore të qytetarëve shqiptar. Kaq i rëndë është ai zarfi i korrupsionit apo ndoshta dhe ky produkt nuk është kaq i rrezikshëm sa e bëjmë ne problematike? ishte pyetja e drejtuar nga moderatori Flavio Qarri.

Sokolaj: Në lidhje me zarfin nuk mund të them diçka konkrete sigurisht gjithmonë ka dyshime. Po t'ju thuash njerëzve që punoj në AKU të gjithë thonë qenke i pasur, paske para. Në lidhje me rastin konkret ne kemi mundur të sigurojmë nëj raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili bën fjalë për tre vjet auditim në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit në drejtorinë e  Tiranës. Dhe kur ndodhin këto në Tiranë imagjino çfarë ndodh në drejtori të tjera të rretheve, të çarqeve më të vogla. Bëhet fjalë për kontrolle të viteve 2018,2019,2020. KLSH ka audituar muajt që ka pasur numrin më të lartë të inspektimeve, pra jo çdo muaj dhe referuar këtij raporti të KLSH-së i cili duhet ta theksoj se nuk është përfundimtari sespse AKU bën ato sprapsjete e veta bën mbrotjen e vet dhe më pas publikohet përfundimtari. Por këto janë gjetjet kryesore të Kontrollit të Lartë të Shtetit në raport me AKU-në për tre vjet. Raporti është i gjatë dhe ka një sëri shkeljesh, ne kemi publikuar një pjesë të tyre dhe besoj se deri në fund të muajit korrik do kemi se çfarë të publikojmë, shkeljet janë nga më të ndryshme.

'Kur themi janë nga më të ndryshme çfarë nënkuptojmë'ishte pyetja e dytë e drejtuar nga moderatori.

 

''Kemi sigurisht shkelje financiare të cilat në raport me rrezikun që kanë produktet ushqimore apo promblematike të ndryshme janë shumë më të vogla sesa risku i tyre.  Kemi një makinë që në letrat e AKU-së bën 400 km brenda Tiranës në një ditë flasim në raport me konsumin e naftës që janë shënuar në letër, kemi probleme me telefonat, kemi problem me drejtorit t rajonal të AKU-së ndër vite referuar gjithmonë KLSH-së për çështjet e karburantit për çështje telefonash, por gjithmonë këto janë shumë të vogla në raport me problematikat e hasura me subjektet, me importin e produkteve ushqimore, me tregtimin e tyre me çalim e cilësisë e respektimit nga AKU , me favorizimin e subjekteve të ndryshme si në raste konkrete që ju i përmendet dhe në hyrje të bisedës dhe në insert’.  

Ju ftojmë të ndiqni videon: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco