VIDEO - 'Kafe Shqeto'/ Kaos për regjistrimet në shkollë nga e-albania, Qiraxhi; Ky projekt nuk është i konsultuar

VIDEO - 'Kafe Shqeto'/ Kaos për regjistrimet në shkollë nga e-albania, Qiraxhi; Ky projekt nuk është i konsultuar

11:49, 26/07/2021
A+ Aa A-

Regjistrimi I fëmijëve në shkollë nëpërmjet portalit E-albania, ka krijuar kaos në sistemin arsimor. Nga 30 mijë fëmijë të regjistruar vitin e kaluar në klasë të parë, këtë vit ka pasur vetëm 5 mij e 580 aplikime, apo 15 %. Aktivisti Migen Qiraxhi dhe specialist i arsimit Qemal Çeku, për Syri Tv u shprehën se ky projekt pilot është i pa studiuar dhe penalizon fëmijët.

Nga syri TV

Regjistrimi për vitin e ri shkollor përmes portalit E-albania, nuk ka funksionuar në 182 institucione arsimore. Mësohet se nga 30 mijë fëmijë që u ulën vjet për herë të parë në bankat e shkollës, këtë vit ka pasur vetëm 5580 aplikime në e-albania. Ndërsa në klasat e 10 janë gjithsej 7343 aplikime nëpërmjet portalit. Jo të gjithë e kanë kuptuar mënyrën ndryshe të regjistrimit ose nuk kanë pasur mjetet e nevojshme teknologjike si dhe sistemi ka qenë tepër i ngarkuar, e ndërkohë që janë fëmijët ata që mund të penalizohen.

Aktivisti Migen Qiraxhi, I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv, u shpreh se ky projekt pilot është marrë rishtazi, pa kryer konsultimet e nevojshme.

Specialist I arsimit Qemal Çeku, nuk e quan këtë si një projekt pilot por si një sistem që ka për qëllim të krijojë kaos.

Çeku dhe Qiraxhi, u shprehën se qeveria po luan me jetët e të rinjvë të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco