Me ardhjen e variantit Delta në Shqipëri, Tritan Kalo ka një mesazh të rëndësishëm për qytetarët

Me ardhjen e variantit Delta në Shqipëri, Tritan Kalo ka një mesazh të rëndësishëm për qytetarët

10:33, 26/07/2021
A+ Aa A-

Pas alarmit që varianti Delta është zyrtarisht në Shqipëri, mjeku i njohur Tritan Kalo u kërkon qytetarëve që të jenë shumë të kujdesshëm, të respektojnë masat kundër COVID-19 dhe të vaksinohen për të qenë të mbrojtur nga sëmundja. 

Postimi i plotë:

“Kohë kovidiane…. 26.07.2021…..Nuku është kurrë vonë për t’u përkujdesur për shëndetin tuaj dhe të të gjithë atyre, të cilët gjallojnë rreth jush…..vetndërgjegjësim dhe vetëm vetndërgjegësim….Hyrja e variantit “Delta” të virusit Sars-Cov2/Covid-19 është në vijimësi të qarkullimit nëpër botë, edhe të varianteve të tjera që prej atij të Wuhan-it, nga ishte pikënisja e kësaj Pandemije ose “flame mbarëbotërore”……

Masat standarte të stërprovuara ndër dhjetra vite për uljen e vrullit dhe paksimin e humbjeve njerëzore, MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim social) nuku e kanë humbur aspak vlefshmërinë e tyre KUR dhe aty KU është e mundur, që ato të zbatohen dhe respektohen…..

Nëse mes nesh ka individë ose grupe individësh që ngurojnë të vaksinohen kundër virusit Sars-Cov2/Covid-19, së paku mos u bëni pengues për të tjerët, që ata/ato të përfitojnë nga dobiprurja e proçesit të vaksinimit, ulja e mundësisë së infektimit, kalimi i sëmundjes në forma më të lehta si dhe evitimi i hospitalizimeve në forma të rënda të sëmundjes, ose në më të keqen humbjen e jetës prej saj….

Jeta e çdo Shqiptari është e paçmimtë për të, për familjen e tij dhe për të gjithë Shqiptarinë…..Në çdo kohë NE jemi për JU në vijën e parë të “luftës me armikun e padukshëm”, që me Punën, Përkushtimin, Profesionalizmin dhe Përkujdesjen tonë t’ju vimë në ndihmë në përballjen tuaj me infektimin nga virusi Sars-Cov2/Covid-19…..Javë të mbarë miq, kolegë, të afërm dhe bashkëatdhetarë….. Together forever!!” shkruan mjeku Kalo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco