VIDEO/ ‘Mbi 400 fëmijë me virozë’, Pediatri: Temperaturat e larta dhe ndotja e ajrit, shkaktarët kryesor

VIDEO/ ‘Mbi 400 fëmijë me virozë’, Pediatri: Temperaturat e larta dhe ndotja e ajrit, shkaktarët kryesor

12:52, 25/07/2021
A+ Aa A-

 

Stina e verës, përveç temperaturave të larta dhe ditëve të nxehta, është gjithnjë e shoqëruar nga prania e virozave, ku grupmosha më e prekur janë gjithnjë fëmijët.  

Mjeku pediatër në Berat Vladimir Kumaraku I intervistuar nga Syri Tv bën me dije se gjatë 1 jave janë paraqitur 400 fëmijë me virozë ku më të prekurit janë grupmosha nga 1 deri në 5 vjeç.

Temperaturat e larta dhe ndotja e ajrit kanë rritur mjaft numrin e të prekurve nga virozat  e stinës në Berat.

Rreth 60 fëmijë vizitohen çdo ditë në Pediatrinë e Beratit dhe gjysma e tyre shtrohen për mjekime më të specializuara.  

Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit,mjeku pediatër Vladimir Kumaraku ka pohuar se,këto viroza që kanë prekur fëmijët janë shoqëruar në të gjitha rastet me temperaturë të lartë dhe ethe.

Mjeku Kumaraku këshillon prindërit t’i mbajnë në shtëpi fëmijët gjatë 2-ditëve të para të virozës,të monitorojnë temperaturën,të përdorin kompresa dhe më pas t’i sjellin në spital nqs gjendja e tyre e pêrgjithshme nuk përmirësohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco