Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

VIDEO/ Rojet bregdetare inekzistente në Shëngjin, Pushuesit: Të merren masa

VIDEO/ Rojet bregdetare inekzistente në Shëngjin, Pushuesit: Të merren masa

11:58, 25/07/2021
A+ Aa A-

Shqetësimi i përditshëm i pushuesve vendas dhe të huaj në plazhin e Shëngjinit mbetet mungesa e rojeve bregdetare. Përfaqësuesi i shoqatës së vrojtuesve, Luçiano Marku i intervistuar nga SYRI TV thekson se edhe pse bregdeti i Lezhës ka shënuar 3 viktima deri më tani nuk është marrë asnjë masë.

Nga Syri Tv

Siguria për jetën e pushuesve është një shqetësim serioz në bregdetin e Shëngjinit. Ndonëse jemi në pikun e sezonit veror në pjesën më të madhe të plazhit mungojnë rojet bregdetare. Përfaqësuesi i shoqatës së vrojtuesve, Luçiano Marku thotë se ky profesion nuk vlerësohet nga të rinjtë, ndërsa pagat janë shumë të ulta pasi pronarët e plazheve abuzojnë.

Sipas Markut, mungesa e vrojtuesve e bën më të pa sigurtë jetën e pushuesve, pasi çdo plazh pa vrojtues është i rrezikuar.

Sipas përfaqësuesit të vrojtuesve të plazhit shumë subjekte kanë nënshkruar në mënyrë fiktive kontrata me vrojtues plazhi. Në kullat e tyre të vrojtimit nuk shihet askush. Tre persona kanë humbur jetën në bregdetin e Lezhës këtë sezon turistik dhe disa të tjerë janë rrezikuar, si pasoje e mungesës se vrojtuesve të plazhit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco