Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

INTERVISTA- SYRI TV/ Obeziteti po kthehet në sëmundjen e shekullit

INTERVISTA- SYRI TV/ Obeziteti po kthehet në sëmundjen e shekullit

13:47, 24/07/2021
A+ Aa A-

Rastet e sëmundjes së obezitetit në Shqipëri po rriten ndjeshëm çdo vit. Sipas dietologes, Rolina Naçi, e cila flet për Syri TV, obeziteti po kthehet në sëmundjen e shekullit duke e argumentuar se kjo vjen si pasoje e jetesës jo të shëndetshme që zgjedhin të bëjnë qytetaret

SYRI TV

Obeziteti po kthehet në problem në Shqipëri ku çdo vit e më shumë po raportohen shifra alarmante. Në një raport së fundmi  është zbuluar se midis dy gjinive, femrat janë më shumë obeze se meshkujt.

Por dietologia Rolina Naçi ka sqaruar për SYRI TV se faktorë  ekonomikë, socialë dhe politikë që po ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e numrit të personave obezë.

Dietologia Naçi shprehet se obeziteti që në moshë fëminore do të sjellë të rritur të paushqyer mirë dhe me vetëvlerësim të ulët duke ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen psikologjike.

Nga ana tjetër, trendi i ushqimit të shpejtë po sjell dëme në shumë sisteme shëndetësore.

Të dhënat e INSTAT tregojnë për një lidhje mes nivelit arsimor dhe obezitetit. Sa më i ulët është niveli arsimor, aq më e lartë tendenca për të qenë më i shëndoshë, si për burrat ashtu dhe për gratë.

Dieta e pakontrolluar dhe mungesa e aktivitetit fizik po i çon shqiptarët me shpejtësi drejt obezitetit. Kjo situatë bëhet shkak, ndër të tjera, ndaj ekspozimit kundrejt sëmundjeve vdekjeprurëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco