VIDEO/ Sa rrezikohet Shqipëria nga varianti Delta? Gjeka: Përhapet shpejt ...

VIDEO/ Sa rrezikohet Shqipëria nga varianti Delta? Gjeka: Përhapet shpejt ...

18:00, 23/07/2021
A+ Aa A-

Mjeku shqiptar në Itali, Arben Gjeka, në një intervistë në Syri Tv me moderatoren Eneida Ndoci, duke folur për variantin Delta, deklaroi se ky variant përhapet shpejt.

Gjeka theksoi se qytetarët duhet të jenë vigjilentë dhe se popullata shqiptare duhet që të vaksinohet masivisht.

“Varianti Delta po përhapet shpejt, duhet të rritet vigjilenca. Varianti Delta nuk është totalisht imun ndaj vaksinave. Ka një mënyrë për të ndaluar këtë gjë dhe është që të bëhet vaksinimi në masë. Frikën nga varianti Delta do ta shikojmë në vjeshtë. Nuk jam i bindur se Shqipëria mund të krijojë nimunitet tufe.

Infeksioni duhet që të bllokohet e duhet të merren masa.

Edhe koronavac sjell siguri. Në Shqipëri, në pandemi, numri i vdekjeve ka qenë i lartë dhe nga kjo mund të arrihet në përfundimin se edhe menaxhimi nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Në Itali ka pasur transparencë totale, në Shqipëri nuk ka teste molekulare për të bërë diagnozën, numri i vdekjeve nuk kuptohej mirë, sepse kishte të dhëna kontradiktore”, u shpreh mjeku Gjeka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco